Mbrojtja ndaj dhunës
Ju përjetoni dhunë në martesën tuaj, në bashkëjetesën tuaj apo ndiheni i/e kërcënuar? Nëse ju rrahin, ju shajnë, ju kontrollojnë ose ju kërcënojnë, ju do të gjeni tek ne, në Frauenhaus (shtëpinë e grave) mbrojtje dhe mbështetje. Edhe personat e prekur nga martesa e detyruar gjejnë mbrojtje tek ne.
Kontakti
Ju mund të na kontaktoni si ditën edhe natën përmes numrit telefonik Helpline 062 823 86 00. Ne sqarojmë me ju detajet për hapat e mëtejshëm. Biseda telefonike është konfidenciale. Vendndodhja e shtëpisë së grave është anonime. Për pranimin në shtëpi, ne zgjedhim së bashku me ju një pikë takimi.
Në qoftë se ju jeni duke përjetuar situata akute të dhunës, lutemi të merrni menjëherë policinë në telefon, në numrin e emergjencave 117.
Me vete
Nëse është e mundur, merrni me vete mjete identifikimi (pasaporta, letërnjoftime, kartën e identitetit si i/e huaj), kartën e sigurimit shëndetësor, barnat dhe teshat e domosdoshme. Sigurisht, që ju mund të vini tek ne edhe pa bagazhe te ne. Lodrat e preferuara të fëmijëve dhe mjetet shkollore.
Ne ofrojmë
Te ne, ju do të gjeni sigurinë dhe qetësinë, për të planifikuar së bashku me ne hapat e mëtejmë. Ne ju informojmë dhe këshillojmë mbi mundësitë tuaja ligjore, ju shoqërojmë në takimet tuaja dhe ju lidhim me persona të tjerë të specialistë. Ne ju mbështesim në çështjet e edukimit dhe fëmijët tuaj do të jenë rregullisht në kujdestari profesionale.